Misteri është zgjidhur përgjithmonë: A e dini pse Pele nuk luajti kurrë në Europë
Edson Arantes do Nascimento Pele la një trashëgimi të madhe në botën e futbollit, por gjithmonë ka qenë interesante që ai nuk ka luajtur kurrë në Evropë.
Pele na la mbrëmë në moshën 83-vjeçare pasi humbi betejën me një sëmundje të egër. Ai u largua i përlotur nga bota e futbollit, së cilës i dha shumë dhe me të drejtë shumëkush e konsideron si futbollistin më të mirë të të gjitha kohërave.
Megjithatë, ka nga ata që e kundërshtojnë këtë për faktin se ai nuk ka luajtur kurrë në Evropë. Pyetja pse ai nuk luajti kurrë në Kontinentin e Vjetër është bërë prej kohësh dhe në vitin 2013 përgjigjen më në fund e ka dhënë vetë braziliani.
Kështu, Pele theksoi se në atë kohë Santos ishte një nga klubet më të fuqishme në botë dhe se nuk dëshironte të luante në Evropë.
"Nuk pendohem që nuk luajta kurrë në Europë. Isha te Santos dhe në atë kohë ata ishin të fuqishëm. Nuk luajta jashtë Brazilit sepse isha shumë i lumtur te Santos. Kam kaluar 15-20 vitet më të mira të jetës sime atje”, tha Pele.
Ai gjithashtu zbuloi se kishte një ofertë për të vazhduar karrierën e tij dhe se Real Madridi i famshëm e kishte thirrur në disa raste.
"Ka pasur shumë situata ku isha pranë nënshkrimit për Real Madridin dhe më pas përsëri për Napolin në Itali. Kisha shumë oferta të tjera, jo vetëm nga Reali. Megjithatë, isha mirë aty ku isha," tha Pele.
Kur ishte në fund të karrierës së tij, ai u largua nga Santos pas 19 vitesh mbreslënëse. Ai u transferua te New York Cosmos dhe shënoi 37 gola në dy sezone në SHBA dhe më pas përfundoi karrierën e tij.