SYRI TV/ Emigrant në SHBA, i riu nga Fieri ndihmon 50 familje, dhuron 50 pako me ushqime

Prej 10 vitesh është emigrant në SHBA, por nuk harron të bëjë bamirësi për njerëzit në nevojë të vendlindjes së tij.

I riu nga Fieri Flori Bushi, ish-banor i fshatit Lalar të njësisë administrative Portëz, prej 5 vitesh në prag të ndërrimit të viteve, u vjen në ndihmë familjeve të varfëra në bashkitë Fier, Patos dhe Mallakastër.

Këtë fundvit ai ka mundësuar 50 pako ushqimore me vlerë rreth 5 mijë lekë secila, për familjet më të varfëra të këtyre zonave. Kjo praktikë është kryer prej tij për 5 vite me radhë, për t’i bërë sadopak të lumtura këto familje në ndërrimin e viteve.