", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/December/30/auto_tyy1672408764.jpg", "width": 900, "height": 507 } }

Biden nënshkruan ligjin e shpenzimeve prej 1.7 trilion dollarësh

Presidenti amerikan Joseph Biden nënshkroi një projekt-ligj shpenzimesh prej 1.7 trilion dollarësh që do të sigurojë fonde për institucionet federale deri në tetor të vitit 2023.

Ai do të rrisë buxhetin e Departamentit të Mbrojtjes dhe do të sigurojë ndihmë shtesë për Ukrainën.

“Ligji do të mbështesë kërkimin në fushën e mjekësisë, sigurisë, kujdesit shëndetësor për veteranët e luftës ose programet për të luftuar dhunën ndaj grave. Ajo gjithashtu do të ofrojë ndihmën e nevojshme për Ukrainën”, shkroi Biden në Twitter.

Kongresi, ku demokratët kanë shumicën, miratuan projekt-ligjin para Krishtlindjeve me 225 vota pro dhe 201 kundër. Në Senat, i njëjti ligj u miratua me rezultatin 68:29, raporton nypost.

Biden tha se miratimi i projektligjit është provë se republikanët dhe demokratët mund të punojnë së bashku.

Ligji i siguron Ministrisë së Mbrojtjes një rekord prej 858 miliardë dollarësh, që është rreth 10 për qind më shumë se vitin e kaluar.

Pothuajse 45 miliardë dollarë janë caktuar për ndihmë ushtarake, ekonomike dhe humanitare për Ukrainën.

Rreth 800 miliardë dollarë do të shkojnë për një sërë programesh jo-ushtarake, si ndihma për viktimat e fatkeqësive natyrore, ose për projekte të mëdha infrastrukturore.