SYRI TV/ 'Pakoja e Madhe', Berisha: Një pilulë elektorale! Rama duhet t'u jepte rrogën e 13-të, qytetarëve
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar sot gjatë konferencë së shtypit edhe për pakon e njoftuar nga qeveria për një kategori të caktuar të qytetarëve, të ashtuquajturën "Pako e Madhe".
Nga selia blu, Berisha akuzoi qeverinë se vetëm vjedh si dhe deklaroi se kjo pako është “një pilulë elektorale” krahasuar me çmimet e larta me të cilat po përballen qytetarët.