Ukraina vazhdon të regjistrojë krimet ruse të luftës
Ukraina po heton krimet ruse të luftës ndërsa konflikti i afrohet fundit të dhjetë muajve.
Associated Press dhe "Frontline", kanë regjistruar në një bazë të dhënash publike, kanë verifikuar në mënyrë të pavarur më shumë se 600 incidente që duket se shkelin ligjet e luftës.
Disa nga ato sulme ishin masakra që vranë dhjetëra apo qindra civilë, dhe në tërësi, mund të llogariteshin për mijëra krime individuale lufte.
Karim Khan, kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale në Hagë, i tha AP, "Ukraina është një skenë krimi"
Ndërsa autoritetet kanë grumbulluar një sasi marramendëse provash, ata nuk kanë gjasa të arrestojnë shumicën e atyre që dhanë urdhrin ose abuzuan me njerëzit.
Autoritetet ukrainase përballen me sfida serioze në mbledhjen e provave të mbyllura në një zonë lufte ku shumica dërrmuese e kriminelëve të dyshuar të luftës i janë shmangur kapjes dhe të sigurtë pas linjave ruse.