SYRI TV/ Shtyhet seanca për inceneratorin e Elbasanit, avokatët: Nuk i kishin njoftuar të pandehurit

Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën paraprake për çështjen e inceneratorit të Elbasanit. Avokati i Klodian Zotos, Ardian Leka, tha se të pandehurit nuk janë njoftuar sipas procedurës, ndërkohë seanca e radhës do të mbahet më datë 18 janar.

Ndërsa avokati i Mirel Mërtirit, Saimir Vishaj theksoi se Gjykata e Elbasanit e ka pushuar çështjen dhe nuk mund të ketë gjykim të dytë për të njëjtën gjë. Ai tha se ne seancën e radhës do të kërkojë pushim të çështjes për të gjithë të pandehurit.