VIDEO-FOTO/ Oymyakon, vendi më i ftohtë në planet

Vendi më i ftohtë i banuar në tokë është një fshat i vogël në tundrën siberiane, i quajtur Oymyakon, ku temperatura më e ulët është regjistruar -67 gradë celsius.

Temperaturat mesatare dimërore qëndron rreth -50 gradë celsius në Oymyakon dhe vetëm rreth 500 njerëz janë mjaft të guximshëm për t’iu bërë ballë këtyre temperaturave dhe ta quajnë shtëpi këtë vend.

Fotografi Amos Chapple, nga Zelanda e Re, ndërmori një udhëtim dyditor në këtë fshat rus dhe shpejt mësoi se sa të dhimbshme dhe ulëta mund të jenë temperaturat.