Covid, kontrollon edhe në Spanjë për udhëtarët nga Kina
Pasagjerët nga Kina do t'i nënshtrohen gjithashtu "kontrollit Covid" në aeroportet e Spanjës.
Në një konferencë të shkurtër për shtyp në Madrid, ministrja e Shëndetësisë, Carolina Darias, bëri të ditur se këtyre udhëtarëve do t'u kërkohet "prova se janë negative ose të një kursi të plotë vaksinimi".
Gjithashtu edhe Italia ka urdhëruar të bëhen tamponët e antigjenit COVID-19 dhe sekuenca e virusit për të gjithë udhëtarët që vijnë nga Kina, ku rastet janë në rritje, tha të mërkurën Ministri i Shëndetësisë.