Pse po hesht PS?! Numëruesja e Shalsit, e përfshirë në trafik droge

Brenda pak orësh, dy zyrtare të qeverisjes socialiste ranë në prangat e policisë. Por sidomos rasti i Erisa Feros bëri shumë bujë në median sociale.

28-vjeçarja u kap duke transportuar një sasi droge prej 58 kilogramë kanabis. Në rrjetin e saj mendohet se janë të përfshirë edhe policë.

Fero punonte në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit. Fotot e saj nga jeta luksoze dhe ritmi i shfrenuar u bënë objekt debati në rrjetet sociale.

Mbi të gjitha, roli i saj në trafikun e drogës u diskutua më gjerësisht kur u mësua se ajo ishte paditur për manipulim votash.

Sipas informacioneve, Fero ishte anëtare e PS-së në një komision të numërimit të votave, ku rezultati u falsifikua.

Burimet thonë se ajo ishte numëruesja e Eduart Shalsit në vitin 2021. Shalsi u zgjodh deputet dhe tani është drejtues i Komisionit të Ekonomisë.

Megjithatë, as Shalsi dhe as PS nuk e kanë komentuar skandalin e rëndë, që do kishte tronditur çdo qeveri normale në çdo vend të botës.