Më i dashuruar se kurrë/ Pas divorcit me Afronën, Blero puthje të nxehta me partneren e re

Blero është më i dashuruar se kurrë dhe tashmë nuk fshihet më.

Këngëtari ka publikuar në rrjetet sociale një foto duke shkëmbyer një puthje. Natyrisht që ka zgjedhur t’ja mbulojë imazhin partneres së tij, por në fakt të gjithë e dinë që tashmë prej disa muajsh këngëtari ka gjetur sërish dashurinë dhe nuk ka ndërmend ta mbajë më private. Muaj më parë, me anë të një deklarate në “Instagram”, këngëtari konfirmoi ndarjen e tij nga Afrona.

“Unë dhe Afrona i kemi dhënë fund martesës sonë 2-vjeçare në maj të këtij viti. Arsyet janë tërësisht personale dhe që na përkasin vetëm neve. Nuk ka pasur asnjë moment hapësirë për interpretim, keqinterpretim apo përdorim të imagjinatës. Pra, miq e dashamirës, lidhja jonë ka përfunduar, ndaj situata është e rënduar ashtu siç është, madje edhe pa e kthyer në pjesë të debatit publik”.

E duket se tashmë që historia mes tyre është vulosur, artisti është mëse i gatshmë të hidhet në krahët e një femre tjetër, pse jo për të provuar një martesë të tretë.