‘13 vite burg për pengmarrjen e një efektivi’/ Arrestohet në Greqi i arratisuri nga burgu i Drenovës

Reis Haxhiraj nga Selenica e Vlores ekstradohet nga Greqia pasi është arrestuar në shtetij fqinj.

Haxhiraj ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia shqiptare pasi ishte arratisur para disa vitesh nga burgu i Drenovës në Korçë së bashku me 6 persona të tjerë mes të cilëve dhe Admir Tafilaj.

Gjykata e Apelit në Vlorë kishte dënuar Haxhirajn me 13 vite burg për pengmarrjen e një efektivi në vitin 1998. Ngjarja kishte ndodhur pas një konflikti mes efektivit dhe Haxhirajt.