Asllani, ndër 10 mesfushorët më premtues në botë

Kristjan Asllani është një ndër 10 të rinjtë më premtues në botë në rolin e tij.

“CIES Football Observatory”, faqja e specializuar e statistikave, ka publikuar listat e lojtarëve U-21 më të mirë në kategori të ndryshme dhe për sa i përket pozicionit të regjisorit difensiv ose mesfushorit me tipare mbrojtëse, Asllani u bashkohet në këtë listë emrave si Pedri i Barcelonës e Niko Gonzales i Valencias.