Ulja e tensioneve në veri të Kosovës, NATO: Të gatshëm të ndërhyjmë për të garantuar lirinë e lëvizjes
Aleanca e Atlantikut të Veriut ka reaguar pas ngjarjeve të fundit në veri të Kosovës me heqjen e barrikadave.
Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungesco ka mirëpritur uljen e tensioneve në veri të Kosovës, ndërsa tha se NATO është e gatshme të ndërhyjë nëse cënohet liria e lëvizjes në Kosovë.
“NATO mirëpret përpjekjet për de-eskalimin e tensioneve në veri të Kosovës. Ne presim që të gjitha palët t’u përmbahen detyrave të tyre”, ka shkruar ajo në një postim në Twitter.
#NATO welcomes efforts to de-escalate tensions in northern #Kosovo. We expect all parties to stick to their commitments. @NATO_KFOR is closely monitoring & stands ready to intervene if necessary, in line with its #UN mandate to maintain freedom of movement. pic.twitter.com/ujvhWpXIl8
— Oana Lungescu (@NATOpress) December 29, 2022
Ajo ka deklaruar se NATO dhe KFOR po e vëzhgojnë me kujdes situatën, duke treguar gatishmëri për të ndërhyrë që ta garantojë lirinë e lëvizjes.
“NATO dhe KFOR, po vëzhgon nga afër dhe është i gatshëm që të ndërhyjë nëse është e nevojshme, në përputhje me mandatin nga OKB për ta garantuar lirinë e lëvizjes”, ka shkruar ajo.
Pas lirimit të serbëve të arrestuar nga Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme, sot ka nisur heqja e barrikadave në veriun e vendit, të cilat kishin pamundësuar lirinë e lëvizjes.