Qytetarja i vdiq në zyrë, Blushi: Sefa festoi edhe në mort me Ballën, kjo është fytyra e pashpirt e rilindasve

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, përmes një statusi në rrjete sociale ka reaguar në lidhje me vdekjen e 48-vjeçares në zyrat e bashkisë Lushnjë.

Blushi shprehet se pak orë pasi qytetarja ndërroi jetë në zyrën e kryebashkiakes, Eriselda Sefa shkoi të festonte Vitin e Ri me Taulant Ballën dhe të rinjtë e FRESSH-it.

Blushi thekson se kjo është fytyra e pashpirt e rilindasve që festojnë edhe në mort me lekët që i vjedhin popullit çdo ditë dhe zero reflektim për hallet e një zonje që humbi jetën në zyrat e shtetit për shkak të keqqeverisjes.

Statusi
KRYEBASHKIAKJA E LUSHNJES FESTOI PAS VDEKJES SË QYTETARES NË ZYRË!

Pak orë pasi qytetarja Sh.C ndërroi jetë në zyrën e saj duke i kërkuar ndihmën e mohuar ekonomike, kryetarja e bashkisë së Lushnjes Eriselda Sefa shkoi të festonte Vitin e Ri me Taulant Ballën dhe të rinjtë e FRESSH-it. 

Kjo është fytyra e pashpirt e "rilindasve": Festojnë edhe në mort me lekët që i vjedhin popullit çdo ditë dhe zero reflektim për hallet e një zonje që humbi jetën në zyrat e shtetit për shkak të keqqeverisjes, mjerimit, mosdëgjimit dhe braktisjes së qytetarëve! 

? Fotot e publikuara nga Taulant Balla pak orë pas tragjedisë në zyrën e Bashkisë së Lushnjes.