Rama merr në mbrojtje serbët: Barrikadat janë protesta paqësore

Reagimi i Edi Ramës pas heqjes së barrikadave serbe në veri të Kosovës është skandaloz.

Kryeministri i Shqipërisë nisur nga miqësia e shprehur haptazi me Aleksandar Vuçiç, mori në mbrojtje serbët. 

Rama thotë në reagim se barrikadat janë protesta paqësore, duke paralajmëruar gjithashtu se të tilla do të ketë edhe në të ardhmen. 

Pra, për kryeministrin shqiptar, bllokimi i rrugëve në veri të Kosovës nga kontigjenti kriminal serb është sjellje normale që duhet pranuar.

Të njëjtin mendim ndan edhe Vuçiç. Por ky i fundit u dorëzua nga presioni i ndërkombëtarëve dhe dukshëm tërheqja e presidentit serb ka lënë të zhgënjyer Edi Ramën.