Borrell: Vijon mbështetja për Ukrainën, do të ketë ndëshkueshmëri për krimet ruse

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian, Josep Borrell, ka dënuar sulmet e fundit ruse me raketa në Ukrainë. Në një postim në Twitter, Borrell shkruan se Rusia do të vuajë pasojat  e veprimeve të saj duke u ndëshkuar.

"Nuk do të ketë pandëshkueshmëri për krimet ruse të luftës. Një tjetër sulm i pakuptimtë dhe masiv nga raketat ruse në Ukrainë, të cilat shkatërrojnë pa dallim infrastrukturën dhe objektet mjekësore, duke synuar dhe vrarë qëllimisht civilë. Mbështetja jonë për Ukrainën do të vazhdojë e pandërprerë”, përfundon Borrel.

Mëngjesin e së enjtes (29/12) u dëgjuan shpërthime në Kiev ku rreth 100 raketa janë lëshuar kundër shumë objektivave në Ukrainë.