Kryetari i FRPD, Xhaferri i përgjigjet Nurellarit: FRPD do i bashkohet çdo proteste kundër Serbisë dhe Open Ballkan
Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Besard Xhaferri i është përgjigjur komentit të politologut, Andri Nurellari ku e cilësojë protestën e FRPD si një skenar i përgatitur nga Albin Kurti dhe i mbështetur nga funksionarë e PD.
Xhaferri e ka cilësuar protestën e ditës së sotme përpara ambasadës serbe si një proteste që ka si qëlim kryesor mbrojtjen e kauzave kombëtare kundër agresionit të ish funksionarëve të Millosheviçit në Kosovë.
Postimi i Xhaferrit:
I dashur Adri Nurellari ,
Fjala ime është si më poshtë!
Protestë për çdo provokim që Serbia ka bërë (edhe në kohën kur ti ishe këshilltarë i Presidentit Thaçi), bën (sot që është Kurti) dhe do bëj (nuk e di kush do jetë në të ardhmen në pushtet).
Bashkimi i FRPD në këtë protestë nuk është intrumentalizim, sepse për kauzat kombetare nuk na intereson se cila qeveri është në pushtet në Kosovë, ndryshe nga ty, që mund të kesh ndonjë konflikt interesi të vogël.
FRPD do i bashkohet çdo proteste kundër Serbisë dhe Open Ballkan, deri sa Serbia të vij në rrugën e paqes dhe bashkëjetesës me Kosovën!
Si dikush që ke jetuar në Kosovë, i bëje nder vetes të ishe aty dhe të mbaje fjalimin tënd, duke shpjeguar teorinë tënde dhe kritikuar Kurtin, sepse jepen edhe këshilla falas për këto kauza.
Problemi nuk mbaron me heqjen e barrikadave!