Gazetari flet për Syri Tv nga veriu i Kosovës: Po largohen barrikadat nga lagjia e boshnjakëve

Gazetari Jeton Sopa komentoi drejtpërdrejt nga Kosova për edicionin e pasdites me Armela Ferkon në Syri Tv heqjen e barrikadave në veri të vendit.

Sopa tha se në lagjen e boshnjakëve, ka trupa të forcave të KFOR ndërsa shtoi se një kamion është larguar, ndërsa dy të tjerë pritet të largohen por kanë hasur probleme teknike për tu ndezur.

"Në këto momente kemi KFOR-in këtu pranë. Kemi kamionët e fundit në lagjen e boshnjakëve, një kamion është larguar, janë dhe dy të tjerë që për shkaqe teknike nuk po mundësohet ndezja e tyre.

Ata nuk duan të ekspozohen para mediave. Ka pasur disa raste ku janë sulmuar dhe kalimtarët kohë më parë, prezenca e policisë dhe KFOR ka ndikuar që të qetësohet situata."-tha Sopa.