Vdekja e 48-vjeçares, kreu i PD në Lushnjë: E turpshme, tentuan të fshehin ngjarjen, qeveri arrogante

Kreu i PD në Lushnjë, Eduard Sharka, komentoi në edicionin e pasdites me Armela Ferkon në Syri Tv vdekjen e 48-vjeçares që i hoqën ndihmën e ekonomike në zyrën e kryebashkiakes në Lushnjë. Sharka duke i shprehur ngushëllimet familjarëve të viktimës, deklaroi se administrata e Ramës është arrogante ndaj qytetarëve.

"Muaj i trishtë në prag festash, ndihemi të turpëruar nga sjellja e kësaj administrate. Fakti që bashkia reagon pasi kanë kaluar 24 orë, për një ngjarje shumë të rëndë, nuk kanë vlerë të tjerat para fatkeqësisë, policia reagon pas 24 orësh, për të ardhur keq, si qytetarë lushnjarë ndihemi të turpëruar.

Mentaliteti i këtyre që drejtojnë, bestytnia për të larguar tersin, në vend që të bënin transparencë, u munduan ta mbulonin."-tha Sharka.

Sharka deklaroi më tej se doli në pah mënyra se si vepron në arrogancë qeveria ndërsa shtoi se ata që paguhen, duhet të jenë pranë njerëzve në nevojë.

"Nuk duhet të vinte puna kur zonja të shkëputej nga fshati e të kërkonte kryetaren e bashkisë për të zgjidhur problemin. Shumë e rëndë kjo që ka ndodhur."-tha Sharka.