VIDEO-SYRI TV/ Mashtrimi i punonjëses së AKSH, Viola Sterjo mori nga dy biznesmenë 160 mijë dollarë
Të tjera detaje zbardhen nga dosja hetimore në ngarkim të ish-zyrtares së Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit Vjola Sterjo për mashtrimet me dhjetra mijëra euro ndaj qytetarëve në Korçë e Pogradec.
Më 12 dhjetor 2022 Thanas Sulo deklaroi para OPGJ-ve se në mars të vitit 2020, është njohur me Sterjon përmes mikut tij me emrin Genti. Ajo i kishte premtuar Gentit që do përfitonte një grand me vlerë 3.5 milion euro për ndërtimin e një hoteli në Voskopoje, ndërsa kërkoi si pagesë 160 mijë dollarë amerikane për ti rregulluar punët me AZHBR-në.
Ndërkohë në vijim, Thanas Sulo deklaron pasi e ka takuar Viola Sterjon i ka treguar që donte të ndërtonte hotel në tokën ku ndodhej një karburant. Sulo i jep 57 mijë euro dhe 1. 000.000 lekë. Granti ishte premtuar të jepej deri në tetor 2020, kjo nxiti dyshimet e denoncuesit, dhe i kërkoi kthimin e parave.
Këtë dyshim e përforconte edhe fakti që shoku i tij Genti, i cili i kishte dhënë Violës 160 mijë dollare, nuk e kishte përfituar grantin dhe zyrtarja e AKSHIT nuk ja kishte kthyer ende shumën e lekëve.
Olgert Kafazi është viktima tjetër e mashtrimit, i cili kërkonte të ndërtonte një resort turistik me vlerë 2 milionë euro. Ai i jep Viola Sterjos 90 mijë euro.
Në fillim të vitit 2022 ai është informuar se Viola Sterjo nuk kishte bërë asnjë aplikim që ai të përfitonte grantin dhe kjo e ka bërë të dyshonte se ajo e kishte mashtruar. Kafazit I janë kthyer rreth 20 mijë dollar si dhe kanë rënë dakort me akt neterial që Sterjo ia njeh borxhin.
Historia përsëritet të cilin do t`ia kthente brenda 6 muajve, ndërsa linte si garanci banesën e vjehrrit të saj.