Al Nassr bën merkato në Europë, pas Ronaldos kërkon edhe një tjetër emër prestigjioz

 

Jo vetëm Cristiano Ronaldo, Al Nassr pretendon edhe një tjetër emër të madh për ta transferuar në kampionatin e Arabisë Saudite. Sipas të përditshmes spanjolle Marca, arabët janë vendosur në gjurmët e Sergio Ramos me mbrojtës që po luan sezonin e fundit tek PSG dhe aktualisht nuk po përflitet aspak për një rinovim të mundshëm me parizienët.

Klubi arab është i ndërgjegjshëm për faktin se Ramos mendon ende të luajë në Europë, mirëpo do të tentojë në verën e ardhshme për të bindur spanjollin, sidomos nëse në organikë do të jetë edhe ish-shoku i tij i skuadrës, Cristiano Ronaldo.

Në këtë sezon, pavarësisht moshës 36-vjeçare, Ramos tregoi se ende është një lojtar i niveleve të larta duke u aktivizuar në 20 ndeshje me PSG mes Ligue 1 dhe Champions League.