Putin njofton ndërtimin e katër nëndetëseve të tjera bërthamore

Rusia do të ndërtojë edhe katër nëndetëse të reja bërthamore që do të garantojnë sigurinë për dekadat e ardhshme, sipas mediave të huaja.

Lajmi është bërë i ditur nga presidenti Vladimir Putin.

 “Dëshiroj të theksoj se katër nëndetëse të tjera bërthamore do të ndërtohen sipas programit aktual të riarmatimit. Kjo do të sigurojë sigurinë e Rusisë për dekadat e ardhshme,” vuri në dukje Putin.

Nëndetëset ‘Generalissimo Suvorov’ dhe ‘Perandori Alexander III’ janë të afta të mbajnë 16 raketa balistike Bulava.