Arrestimi i liderit të opozitës në Bolivi nxit protesta të dhunshme
Policia boliviane ka arrestuar një lider të shquar të opozitës së krahut të djathtë me akuzën për terrorizëm.
Luis Fernando Camacho është guvernatori i Santa Cruz, rajoni më i pasur i vendit. Ai ndihmoi në rrëzimin e Presidentit Evo Morales nga pushteti në vitin 2019, shkruan BBC.
Camacho ka udhëhequr një grevë antiqeveritare në Santa Cruz për më shumë se një muaj, duke e çuar rajonin në bllokim.
Mbështetësit e tij e kanë dënuar arrestimin e Camacho si rrëmbim dhe kanë dalë në rrugë në protestë.
Por zyra e prokurorit të shtetit tha se arrestimi lidhej me rrëzimin e ish-presidentit të majtë.
Një urdhër-arresti i tetorit akuzoi guvernatorin për “terrorizëm”, por nuk dha detaje. 43-vjeçari ka pasur mosmarrëveshje me presidentin Luis Arce që kur politikani i majtë e mundi atë në zgjedhjet e vitit 2020.