Fatmir Mediu mbledh kryesinë e Partisë Republikane, ja çfarë u diskutua në takim

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu  ka organizuar një takim me kryesinë e kësaj partie ku në qendër të diskutimeve ishin zgjedhjet lokale, aktiviteti i gruas, aktiviti i rinisë.

Në një postim në rrjete sociale Mediu është shprehur se mbas takimit të IDU në Washington, forumi i Gruas Republikane bëhet anëtare me të drejta të plota të IWDU, ndërsa Rinia Republikane do bëhet anëtare me të drejta të plota së shpejti.

‘Mbas takimit të IDU në Washington, forumi i Gruas Republikane bëhet anëtare me të drejta të plota të IWDU, ndërsa Rinia Republikane do bëhet anëtare me të drejta të plota së shpejti.’

Mediu shton më tej se Partia Republikane do të mbështesë daljen e opozitës me një kandidat të vetëm dhe daljen me lista të veçanta të këshilltarëve të partive opozitare.

‘Partia Republikane do të mbështesë daljen e opozitës me një kandidat të vetëm dhe daljen me lista të veçanta të këshilltareve të partive opozitare.’

Ndërsa në fund të postimit kryetari i PR-së shkruan se është e rëndësishme bashkëpunimi i këshilltarëve me kandidat për kryetar Bashkie se dhe bashkimi i PD-së në një kandidat të vetëm është jo vetëm në interest të kësaj partie apo opozitës, por është interes kombëtar përballë regjimit antikushtetues dhe antinjerëzor të pushtetit të sotëm.

‘Është e rëndësishme bashkëpunimi i këshilltarëve me kandidatët për kryetar Bashkie. Bashkimi i PD në një kandidat të vetëm është jo vetëm interes politik i PD apo oppzitës, por është interes kombëtar përballë regjimit antikushtetues dhe antinjerëzor të pushtetit të sotëm.’

Statusi i plotë i Fatmir Mediut:

Takim me kryesinë e Partisë Republikane në përgatitje për zgjedhjet lokale, aktivin e gruas, aktivin e rinisë dhe Kongresin e Partisë Republikane.

[?] Mbas takimit të IDU në Washington, forumi i Gruas Republikane bëhet anëtare me të drejta të plota të IWDU, ndërsa Rinia Republikane do bëhet anëtare me të drejta të plota së shpejti.

[?] Partia Republikane do të mbështesë daljen e opozitës me një kandidat të vetëm dhe daljen me lista të veçanta të këshilltareve të partive oppzitare.

[?] Është e rëndësishme bashkëpunimi i këshilltarëve me kandidatët për kryetar Bashkie

[?] Bashkimi i PD në një kandidat të vetëm është jo vetëm interes politik i PD-së apo opozitës, por është interes kombëtar përballë regjimit antikushtetues dhe antinjerëzor të pushtetit të sotëm