Saimir Korreshi nxjerr ‘bllofin’ e ministres Krifca për vajin e ullirit: Është injorancë!
Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, nuk ka një zgjidhje për prodhuesit e vajit të Ullirit, të cilët, kanë prodhim të lartë, por nuk kanë treg ku ta shesin produktin e tyre.
Në një dalje për mediat, pas mbledhjes se qeverisë, ministrja pranoi dështimin e politikave për këtë problematikë, duke e justifikuar këtë çështje, me faktin që janë mbjellë më shumë peme, se sa ishin planifikuar.
Për të komentuar këtë deklaratë dhe jo vetëm, ishte i ftuar në 'Kafe Shqeto' në Syri Tv, këtë mëngjes Saimir Korreshi deputet i PD në Lushnjë.
Ai u shpreh se ajo çfarë ka deklaruar ministrja ësht tërësisht gabim dhe se një ulliri i duhen të paktën 3 vite të prodhojë kokrrat e para.
"Më tepër se mbiprodhim ka mungesë të shitjes dhe është një 'fake news' ajo që ka deklaruar ministrja sepse nuk e di nëse e di apo jo ministrja që ulliri nuk është se mbillet në Shkurt dhe e mbollëm dhe po e vjelim ne tani. Ky është absurditeti më i madh. Të paktën duan rreth 3 vjet më të vegjlit që të prodhojnë kokrra. Është injorancë ta mendosh këtë.
Sinqerisht qytetet kanë Drejtorie Bujqësie, ideja është se këta janë rreth 20 ose 30 agronomë që duan të bëjhnë politikat shtetërore. Ndërkohë që pemët janë mbjellë dhe rimbursuar në kohën e Berishës me koston rreth 500 lekë për fidanë, ashtu ishte politika.
Por, mua më vjen mirë që Braçe pasi iku nga zv.kryeministri filloi të flasë, t'i hapen sytë, dhe kjo bëhet çuditërisht para zgjedhjeve. 'Ashtu është një muhabet' sepse ata duan që gjithë ata të pakënaqurit brenda PS-së të thonë 'hajt se po ja japim prej Braçes se ky po flet për ne', por ato vota po te Edi Rama do shkojnë.
Kurse kjo ministrja të mos i thotë sekretares t'ja bëjë këpucët me baltë për te dalë në fotografi apo të dalë foto nëpër sera miliona eruoshe të njerëzve nga Tirana se Lushnjarëve të shkretë jo.
Këtu bëhen projekte fiktive sa shkon kostoja e një sere që mund ta çojnë në 300 e ca milionë, ndërkohë që ai që prodhon serën nuk shpenzon më shumë se 100 e ca milionë dhe... ca bëjnë?? Pagujnë dhe 20 përqindëshin për këtë vlerë dhe ngelen rreth 100 -120 milionë lekë të thata nga kjo skemë për tu futur në xhep", u shpreh Korreshi.