Endrick tregon pse zgjodhi Realin: Dua të ndjek hapat e Ronaldos
Në një intervistë të dhënë për të përditshmen spanjolle “Marca”, fenomeni i ri i futbollit brazilian Endrick ka shpjeguar përse zgjodhi Realin e Madridit për të vazhduar karrierën e tij:
“Reali i Madridit është një klub shumë i madh dhe Vinicius më ka nisur mesazhe që më kanë dhënë më shumë shpresë. Edhe Cristiano, që është idhulli im, ka luajtur me Realin e Madridit. Ja përse zgjodha Realin dhe mendoj që kam bërë zgjedhjen e duhur.
Zoti ka qenë gjithmonë me mua dhe më tha se kjo është rruga më e mirë për të vazhduar karrierën time”, ka thënë sulmuesi, që do të bashkohet me gjigantët spanjollë në verën e vitit 2024 kur të mbushë 18 vjeç.