Çfarë djalli! Gruaja gjen marsupialin e vërtetë në vend të lodrës së qenushit

Kirsten Lynch thotë se marsupiali ‘Djalli tasmanian" siç quhet dhe që u nxorr butësisht jashtë shtëpisë, ka të ngjarë ta ketë ndjekur qenushin e tyre deri në shtëpi.

Një grua nga Hobart, Kirsten Lynch, u frikësua për vdekje të mërkurën mbrëma, kur shkoi të merrte lodrën prej pelushi të qenushit të saj dhe befas lodra iku me vrap!

 “Shkova për ta marrë, po më doli djalli poshtë divanit,” tha ajo.

Edhe lodra ishte në fakt një marsupial, “djall i  Tasmanisë” dhe Kirsten tha se ulërimat e saj zgjuan të gjithë shtëpinë.

Ndërsa burri i saj po e përzinte djallin e vogël nga shtëpia me fshesë, Kirsten dhe fëmijët e saj u desh të hipnin në majë të tryezës së kuzhinës nga frika.

"Ne ishim të shqetësuar se mos futej me ndonjë qoshe dhe do të frikësohej, mund të kafshonte ndokënd" tha Lynch.

"Pra, në atë fazë, familja hipi mbi tryezën e ngrënies, gjë që në vetvete ishte qesharake.

“Kam pasur frikën më të madhe në jetën sime. Por të jem e sinqertë, them se ai i  gjori ishte më i tmerruar nga ne.”

Djajtë e Tasmanisë rrallë hyjnë në shtëpi, por këtë periudhë të vitit të vegjlit mund të afrohen në zonat urbane duke kërkuar ushqim dhe ujë se edhe mësojnë se si të mbijetojnë pa prindërit e tyre.

Djalli i vogël nuk u duk i lënduar dhe Kirsten, prona e të cilës është  mes shkurreve, mendon se ai ka shkuar pas qenushit të tyre të ri, Gecko.