AKSHI shkarkon me urgjencë, specialisten e 'e-Albania' të arrestuar për trafik droge
AKSHI e ka shkarkuar me urgjencë nga detyra, specialisten e sistemit “e-Albania", Erisa Feron, e cila u arrestua në një operacion të Policisë së Korçës si pjesë e një rrjeti që transportonte lëndë narkotike nga Shqipëria në Maqedoninë e Veriut.
Në njoftimin e AKSHI-t thuhet: “Në vijim të deklaratës së Drejtorisë Vendore të Policisë së Korçës, për finalizimin e operacionit "Restart", me arrrestimin e 3 shtetasve, ndër të cilët dhe znj. Erisa Fero, AKSHI njofton se bazuar në legjislacionin shqiptar në fuqi (Kodi i Punës), ka nisur menjëherë procedurën për shkarkimin nga puna të këtij personi.
Znj. Erisa Fero, ishte punonjëse pranë sektorit përkatës të e-Albania, në nivelin Specialiste. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, dënon çdo akt të kundra ligjshëm dhe siguron se do të jetë gjithmonë mbështetës në proceset e institucioneve që veprojnë në mbrojtje të ligjit.”