FOTO/ Kjo është 48-vjeçarja që humbi jetën pas debatit me kryebashkiaken
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnjë, ku një grua 48-vjeçare ka humbur jetën në ambientet e bashkisë, pas një debati të ashpër që ka pasur me punonjësit dhe kryebashkiaken Eriselda Sefa.
Mësohet se Shpresa Cani ka shkuar në bashki për të kërkuar arsyen se përse i është hequr ndihma ekonomike.
Pas debateve me kryetaren e bashkisë, ajo është ndjerë keq, duke humbur jetën.
48-vjeçarja pritet që të përcillet ditën e sotme drejt banesës së fundit, ndërsa kanë nisur hetimet për përcaktimin e plotë të shkaqeve të vdekjes, që deri më tani në komunikatën e policisë, dyshohet se janë natyrale.