Klopp i lumtur për transferimin e Gakpo te Liverpool: Ai është lojtar i madh
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka komentuar në lidhje me transferimin më të fundit të ‘Reds’, Cody Gakpo.
Pas komunikimit zyrtar në lidhje me yllin holandez ka komentuar edhe trajneri i ‘Reds’, Jurgen Klopp.
Sipas gjermanit, ai është një lojtar i madh dhe beson që ka potencial të madh.
“Gakpo, lojtar i madh, por edhe një djalë i zgjuar. Kemi arritur të nënshkruajmë me një lojtar që e njohim prej shumë kohësh… dhe që besojmë se do të ketë një të ardhme vërtet të ndritur me ne.
Më besoni, ai ka potencial të madh”, u shpreh Klopp