'Është një burrë lakuriq në kopsht, ka dhe zorrë në mes të këmbëve’: Policia në Kentaki thirret urgjent
SHBA, Shepherdsville - Një shfaqje e personazhit "kushururi Edie" në Kentaki u duk sa si shumë real dhe policia u thirr për ta kontrolluar atë.
Pas marrjes së telefonatës, një dispeçer ia përshkroi skenën oficerëve që duhej të shkonin në vendin ku u bë denoncimi se “një mashkull po qëndron jashtë, ai është lakuriq dhe ka vetëm një mantel që mbulon një pjesë të trupit. Është ekspozuar dukshëm dhe ka edhe një zorrë mes këmbëve.”
Oficerët mbërritën në shtëpinë e treguar në Shepherdsville dhe aty zbuluan një manekin në oborr që dukej si personazhi i filmit të famshëm "National Lampoon's Christmas Vacation", kushëriri Edi. Manekini ishte veshur me një mantel, kapele, puro dhe një birrë dhe mbante atë që dukej të ishte një zorrë ngjyrë portokalli, raportuan mediat vendase.
Pronarja e shtëpisë Joni Keeney tha se vendosi ta vinte aty personazhin e filmit të saj të preferuar të Krishtlindjeve për t'u argëtuar.
"Të gjithë kanë një 'kushëri Eddie' në familjen e tyre, të gjithë," tha Keeney. "Unë thjesht dua që njerëzit të kenë një Krishtlindje të mirë dhe të qeshin," tha Keeney.
Oficerët që shkuan qeshën e bënë dhe disa foto me manekinin, raportoi ËDRB.
"Nuk ishte moment i mërzitshëm," tha shefi i policisë Shepherdsville, Rick McCubbin.
Pjesë nga filmi:
Manekini në kopsht: