Kapen 40 kg kanabis në Korçë, arrestohen 4 persona
Katër shtetas janë arrestuar orët e para të mëngjesit të sotëm në Korçë në një operacion antidrogë.
Burime bëjnë me dije se janë kapur rreth 40 kg lëndë narkotike cannabis.
Operacioni është zhvilluar gjatë natës, ndërkohë pritet dhe një komunikatë zyrtare e policisë së Korçës.