Zbulohet historia për lojtarin misterioz që u përfshi në skuadrën e Manchester United

Konfuzion të vërtetë ka shkaktuar ditën e djeshme faqja zyrtare e Premier League, e cila ka përfshirë edhe një Betinho në mesin e futbollistëve të regjistruar të Manchester United.

Betinho u bë i famshëm brenda natës. Bëhet fjalë për një sulmues portugez, i cili në moshën 29-vjeçare ka shënuar vetëm 27 gola në karrierën e tij dhe aktualisht luan në kategorinë e tretë të futbollit portugez.

Sidoqoftë, në Premier League, për disa arsye, ai u përfshi në ekipin e lojtarëve të regjistruar të Manchester United. Pranë emrit të tij është numri “11” dhe thuhet se ai luan për Djajtë e Kuq që nga viti 2019.

Kjo sigurisht që nuk është e vërtetë dhe kjo lëvizje e faqes zyrtare të Premier League shkaktoi shumë konfuzion dhe batuta në rrjetet sociale. Mirëpo, fakti që disa nuk e morën si shaka, vërtetohet edhe nga fakti se përmbledhjet e lëvizjeve të tij gjatë karrierës e kanë dhjetëfishuar numrin e shikimeve në rrjetet sociale.

Reputacioni i njohur The Athletic ekspozoi këtë histori të çuditshme. Futbollisti misterioz Betinho nuk do të luajë për United dhe kur e kanë parë këtë problem në Old Trafford kanë kontaktuar menjëherë me drejtuesit e Premier League.

Ka rezultuar një gabim teknik që po përpiqen ta rregullojnë në faqen zyrtare të Premier League.

"Gjëja më e rëndësishme për të thënë është se Manchester United nuk do të nënshkruajë me lojtarin Betinho, "një njeri" i ri në ekipin e tyre në faqen zyrtare të Premier League. Nuk ka të bëjë fare me klubin dhe Manchester United menjëherë paralajmëroi Premier League. Është një problem teknik dhe stafi po punon për të korrigjuar gabimi", thotë gazetarja e respektuar Laurie Whitwell, e cila punon për Athletic.

Interesant është fakti se vetë Betinho ka mbetur i befasuar kur ka parë që është përfshirë në skuadrën e United, ndaj ka bërë shaka dhe i ka thënë bashkatdhetarëve të tij Diogo Dalot dhe Bruna Fernandes që të shihen së shpejti në stërvitjen e klubit.