Messi shkaktoi eufori në vendlindjen e tij, këndoi këngën e preferuar të tifozëve në festë
Ndonëse shumica e futbollistëve janë rikthyer në detyrat e klubit pas pjesëmarrjes në Botërorin e Katarit, lojtari më i mirë i Botërorit, Lionel Messi, ndodhet në vendlindjen e tij, Rosario, ku mori pjesë në festën e një ditëlindje.
Kështu, e afërmja e sulmuesit të PSG-së ka festuar ditëlindjen e saj të 15-të dhe kur Messi është shfaqur në festë, ka nisur menjëherë një këngë kushtuar atij dhe legjendarit Diego Armando Maradona.
Kënga Muchachos ishte e preferuar nga fansat e Argjentinës në Katar, madje e quajtën himni jozyrtar i tifozëve dhe tani vetë Messi e këndoi në festë.
Meqë ra fjala, kënga e tifozëve flet për shpresën se mund të fitojnë një titull të ri kampion bote, ndërsa Maradona ndjek marshimin drejt titullit nga qielli dhe brohoret për Messin.
¡Sigue bailando el capitán?! #Messi?? y la canción que se convirtió en himno durante #Qatar2022, también sonó en el 15 de su sobrina.
— ESPN Argentina (@ESPNArgentina) December 28, 2022
? IG marcoscaminook pic.twitter.com/6K32jpsG5S
"Djema, tani shpresojmë përsëri, dua që ta fitojmë titullin e tretë. Dua të jemi kampionë bote! Dhe Diegon e shohim duke brohoritur për Lionel nga parajsa", janë pjesë e fjalëve të kësaj kënge.
Even the Argentina players on the bench are singing “Muchachos” with the fans in the stadium!! Incredible atmosphere again! pic.twitter.com/jCiM73NJVN
— @iammohammedmubashirahmedbagdali?? (@drshahidmubash2) December 13, 2022
Kujtojmë se në tentativën e tij të fundit në Botëror, Messi arriti të ngrejë trofeun dhe kështu ka lumturuar gjithë Argjentinën.
Rreth 5.5 milionë njerëz morën pjesë në festimin e titullit kampion bote, ndërsa pati edhe të lënduar.