'Rilindja' e marrëzisë, rikthehen bastet! Rama në 2018: Bastet rrënuan familjet shqiptare
"Boll më me paratë e prindërve që mezi i nxjerrin të derdhura në lumin dhe llumin e kumarit, ato para duhet të mbeten për konsumin familjar."
Kështu do të shprehej Kryeministri Edi Rama, në tetor të 2018, teksa në kuadër të operacionit fundi i marrëzisë po përgatiste terrenin për mbylljen e basteve dhe llotove, vendim që hyri në fuqi në 1 janar të 2019. Pas mbylljes së llotove dhe pikave të basteve, lulëzuan bastet online, që u kthyen në nje sipërmarrje mjaft fitimprurëse
Pikërisht Lulzimi i basteve online dhe përfitimi nga ky aktivitet edhe i grupeve kriminale ishte edhe justifikimi që Kryeministri Edi Rama përdori për të paralajmëruar rikthimin e lojërave të fatit në janar të këtij viti.
Kryeministri Rama nuk nguroi që të deklaronte se arsyeja e rihapjes së basteve ishin të ardhurat e munguara në 4 vitet e ushtrimit të aktivitetit në ilegalitet, por veçse këtë herë duket se ekonomia familjare nuk ishte pjesë e fjalimit të tij.
Këtë të mërkurë qeveria Rama, njoftoi edhe Rilindjen e Marrëzisë, teksa nga në konferencën e përjavshme Ministrja e Ekonomisë, Delinda Ibrahimaj, u shpreh se po përgatiten ndryshimet ligjore që do mundësojnë rikthimin e basteve brenda 3 muajve të ardhshëm.
Ibrahimaj u pyet edhe për Sulmet kibernetike në sistemet bankare në Shqipëri, teksa konfirmoi që hackerat kanë prekur sistemet shtetërore dhe ato private, por në një linjë me kolegët e saj në cabinet, Ibrahimaj deklaroi se sulme të tilla ndodhinnë të gjithë botën.
Ndërsa sa i takon Bordit të Transparencës për çmimet e naftës, i cili ka qënë në qender të akuzave të eskpertëve dhe opozitës, Ibrahimaj tha se bordi do të vazhdojë të funksionojë deri kur çmimet do të ulen nën mesataren e zakonshme në tregun ndërkombëtar.