Luka Donçiç zhvilloi një ndeshje për t'u mbajtur mend dhe shkroi historinë e NBA me statistika brutale
Basketbollisti slloven, Luka Donçiç, edhe një herë shkroi faqet e historisë së NBA-së, pasi shënoi 60 pikë, 21 rebaund dhe 10 asistime në fitoren ndaj Nju Jorkut, një paraqitje që nuk është parë në historinë e ligës më të fortë të basketbollit në botë.
Donçiç bëhet lojtari i shtatë në historinë e NBA që regjistron një triple-double prej më shumë se 50 pikësh në moshën 23-vjeç e 302 ditë, gjithsesi, më i riu që e bën këtë, duke eklipsuar rekordin e mbajtur nga Wilt Chamberlain. Për më tepër ai e bën me më shumë se 20 rebaund, diçka që më parë e ka bërë Chamberlain 1963 dhe 1968 dhe Elgin Baylor 1961.
Donçiç gjithashtu iu bashkua James Harden si lojtari i vetëm në historinë e NBA që regjistroi një triple-double prej 60 pikësh. 23-vjeçari është lojtari i parë këtë sezon që shënon 60 pikë, duke eklipsuar nivelin e mëparshëm prej 59 pikësh të mbajtur nga lojtari i madh i Philadelphia, Joel Embiid. Në dhjetë ndeshjet me më shumë se 50 pikë këtë sezon, Donçiç i bashkohet Joel Embiid dhe Devin Booker si lojtarët e vetëm që regjistrojnë shumë ndeshje me 50 pikë këtë sezon.
Në fund, Dallasi i tij fitoi me rezultatin 126:121 pas shtesë dhe Donçiç vazhdoi me lojëra të shkëlqyera në ligën më të fortë të basketbollit në botë, pasi së fundi shënoi 32 pikë me nëntë rebaund dhe asistime kundër Lakers, ndërsa në Krishtlindjet ndaj Hjustonit shënoi 50 pikë me tetë kërcime dhe 10 asistime.
Nga ndeshjet e tjera që u luajtën, veçojmë fitoren e Denverit 113:106 si mysafir ndaj Sacramentos, ku Nikola Jokic shënoi 20 pikë me nëntë rebaund dhe 11 asistime për pak më pak se 37 minuta.
Lakers fituan në shtëpi ndaj Orlandos me 129:110, ndërsa Golden State fitoi në shtëpi kundër Charlotte me 110:105.
Të gjitha rezultatet:
Orlando - LA Lakers 110:129
Uashington - Filadelfia 116:111
Boston - Hjuston 126:102
Indiana - Atlanta 129:114
Toronto - LA Clippers 113:124
Memphis - Phoenix 108:125
Oklahoma - San Antonio 130:114
Dallas - Nju Jork 126:121
Golden State - Charlotte 110:105
Sacramento - Denver 106:113