Deputetët e PD festojnë të bashkuar, Berisha: Fillimi i ri për grupin parlamentar

Deputetët e Partisë Demokratike janë bashkuar në një drekë miqësore gjatë ditës së sotme me rastin e festave të fundvitit.

Festës i janë bashkuar edhe deputetët demokratë që mbajnë qëndrime distancuese nga shumica që drejton PD-në. 

Kryedemokrati Sali Berisha, përmes një statusi në rrjete sociale shprehet se ky është një fillim i ri për grupin parlamentar të PD.

Mesohet se iniciator i kësaj dreke që qenë ish-kreu i bashkisë së Kamzës dhe deputeti demokrat Xhelal Mziu i cili ka patur një qëndrim konsistent për bashkimin e demokratëve.

Statusi i Berishës
Drekë në Fermën Uka e thirrur nga deputeti, Xhelal Mziu si fillim i ri për grupin parlamentar të PD-së. Gëzuar! sb.