SHBA dhe BE: Po bisedojmë me Kurtin dhe Vuçiçin! Beogradi të ndalë kërcënimet e provokimet
Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të shqetësuara për tensionet në veri të Kosovës ndërsa i bëjnë thirrje palëve të përmbahen maksimalisht, njoftoi BE-ja këtë pasdite. Siç u tha më herët, të gjitha palëve u kërkohet të marrin masa dhe të përmbahen nga provokimet e kërcënimet.
"Po punojmë me Presidentin Vuçiç dhe kryeministrin Kurti për të gjetur një zgjidhje politike në mënyrë që të qetësohen tensionet dhe të biem dakord për një rrugë përpara për stabilitet, siguri e miëqenie.
Mirëpresim garancitë e Kosovës, nuk kanë lista të serbëve që do arrestohen apo ndiqen penalisht për protesta e barrikada. Duhet respektuar sundimi i ligjit."-thuhet në deklaratën e përbashkët.
SHBA dhe BE presin që Beogradi e Prishtina të pajtohen për të ofruar stabilitetin rajonal dhe bashkëpunim për të mirën e qytetarëve dhe theksojnë se të gjitha detyrimet që dalin nga dialogu duhet të zbatohen e plotësohen pa vonesë.