Bilanci i COVID/ 25 raste të reja në 24 orët e fundit, shërohen 27 të tjerë
Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 25 raste të reja me koronavirus nga 575 testime të kryera. Fatmirësisht asnjë qytetar nuk e ka humbur jetën si pasojë e COVID gjatë këtyre 24 orëve.
Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen, njofton se në spitalin COVID3 po marrin trajtim mjekësor 3 pacientë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar nga koronavirusi 27 qytetarë ndërsa në të gjithë vendin mësohet se janë 175 raste aktive me koronavirus.
Sa i përket infektimeve, rastet e reja në 24 orët e fundit u regjistruan në këto bashki; 12 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Rrogozhinë, Fier, Vlorë, nga 1 qytetarë në Tropojë, Dibër, Roskovec, Lushnje, Mallakastër, Selenicë, Himarë.
Statistika ( 28 Dhjetor 2022)
Raste të reja ditore 25
Të shëruar në 24 orë 27
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 575
Testime totale 2,018,525
Raste pozitive 332,711
Raste të shëruara 328,940
Raste Aktive 175
Humbje jete 3,596
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë 137
Fier 14
Vlorë 7
Durrës. 4
Gjirokastër 4
Berat. 3
Shkodër 2
Lezhë. 1
Elbasan. 1
Kukës. 1
Dibër. 1