", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/December/28/auto_Screenshot_11672242311.png", "width": 900, "height": 710 } }

VIDEO/ Magji e Et’hemit në Turqi, sulmuesi rikthehet te goli me një perlë

Valon Et’hemi u shndërrua protagonist për skuadrën e Istanbulspor në ndeshjen që këta të fundit po e luajnë aktualisht ndaj Kasimpasa. Sulmuesi shqiptar realizoi një perlë të vërtetë teksa me një inkursion personal nga e majta e sulmit, goditi bukur nga një pozicion i prirët në hyrje të zonës duke mos i lënë asnjë shans reagimi portierit kundërshtar me topin që u depozitua në fundin e rrjetës. Falë golit të Et’hemit, sfidës iu rikthyhen ekuilibrat pasi ishin miqtë ata që kishin kaluar më parë në avantazh.

Ky ishte goli i pestë për Et’hemin në këtë sezon, me 25-vjeçarin që fiton gjithnjë e më shumë rolin e protagonizmit në elitën turke. Në fakt, goli i mungonte sulmuesit prej gjashtë ndeshjesh, megjithatë tashmë rikthehet te festa dhe e bën në mënyrën më spektakolar.

Kujtojmë se pjesë e Istanbulspor janë edhe Sidrit Guri, Eduard Rroca, Jetmir Topalli dhe Kristal Abazaj. Skuadra e shqiptarëe aktualisht renditet në vendin e fundit të kampionatit me nëntë pikë teksa lufton për mbijetesën në elitë.