Iran, 17-vjeçari vritet nga policia pas ndjekjes me makinë
Një djalë 17-vjeçar, Mehrdad Malek, u vra nga policia iraniane gjatë një ndjekjeje nga policia me një makinë patrullimi.
Ngjarja denoncohet nga aktivistët në rrjetet sociale, duke shpjeguar se vrasja e të riut, i cili po kthehej në shtëpi me një mik, ndodhi në qytetin Ardaq, në Iranin qendror.
Fotografia e viktimës u shpërnda nga aktivistët në Twitter.
Dhuna në Iran vazhdon pa pushim kundër civilëve, veçanërisht të rinjve të ngritur në protesta prej afro tre muajsh, për vdekjen e Mahsa Aminit, 22-vjeçares kurde të arrestuar nga policia për mos mbajtjen e duhur të shamisë.
Ajo gjeti vdekjen, ndërkohë që mbahej në ambientet e paraburgimit.