VIDEO/ Skena surreale luftimesh në vijën e frontit të Ukrainës, pas paralajmërimit nga Moska
Të paktën një person ka vdekur dhe pesë të tjerë janë plagosur të martën pasi forcat ruse bombarduan qytetin Oleshky në jug të Ukrainës, kanë raportuar autoritetet. Sulmi vjen mes luftimeve të ashpra në distriktet lindore, Bakhmut dhe Kreminna.
Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov tha të martën se Kievi duhet të pranojë kërkesat e tyre ose përndryshe të pësojë disfatë në fushën e betejës.
Lavrov tha se Ukraina duhet të heqë çdo kërcënim ushtarak ndaj Rusisë, përndryshe "ushtria ruse do ta zgjidhë çështjen".
Komentet e tij pasqyruan gjithashtu pretendimet e vazhdueshme të pabaza nga Kremlini se Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë ishin përgjegjës për luftën 10-mujore, e cila ka vrarë dhjetëra mijëra njerëz dhe ka zhvendosur miliona.
Ndërkohë, guvernatori i Sumy-t, Dmytro Zhyvytskyi, raportoi se trupat ruse vunë në shënjestër tre nga komunitetet e rajonit, përfshirë Seredyno-Buda, Shelyhyne dhe Esman më 27 dhjetor.
Por Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se trupat e tij dhe njerëzit e tij do të qëndrojnë të patundur.
“Ne dëgjuam komandantët dhe kemi vendosur hapat për të ardhmen e afërt”, tha presidenti në fjalimin e tij të natës.
“Ne vazhdojmë të përgatisim forcat e mbrojtjes dhe sigurisë së Ukrainës për vitin e ardhshëm. Duhet të jetë një vit vendimtar. Ne i kuptojmë rreziqet në dimër, çfarë duhet të bëjmë në pranverë dhe çfarë rezultatesh duhet të tregojë i gjithë sektori i mbrojtjes dhe sigurisë”.
"Bakhmut" unreal scenes just like it taken from movies surreal.
— ?? ?? Knukli (@11Knuk123) December 27, 2022
?? pic.twitter.com/Mx9Sov1fyk
Në Kherson, njerëzit e pikëlluar u mblodhën të martën për funeralin e Natalya Ryaskova. 47-vjeçarja u vra kur pallati i saj u godit nga një raketë ruse.
Sulmet ndaj qytetit nuk kanë të ndalur që kur forcat e Ukrainës çliruan territorin në nëntor.
Rreth 30 kilometra në veriperëndim të Khersonit, fshati i vogël Posad-Pokrovske është rrënuar.
Ata pak banorë që kanë mbetur po përgatiten për uljen e temperaturave ndërsa fillon dimri i ashpër ukrainas.
Ndërsa Pesidenti rus Vladimir Putin përballet me izolimin në rritje në skenën botërore, ai ka kërkuar të konsolidojë lidhjet me një numër ish-shtetesh sovjetike që përbëjnë Komonuelthin e Shteteve të Pavarura (CIS) në një samit jozyrtar në Shën Petersburg.
Në takimin e së hënës morën pjesë liderët e Azerbajxhanit, Armenisë, Bjellorusisë, Kazakistanit, Kirgistanit, Taxhikistanit, Turkmenistanit dhe Uzbekistanit.
Svitlana Klishchytska places her head on a coffin holding the body of her daughter, Natalia Ryaskova during a funeral ceremony on 27 December 2022. Ryaskova was killed after shelling the Ukrainian city of Kherson on 23 December 2022.
— ajit4g (@ajit4g1) December 28, 2022
Photograph: Dimitar Dilkoff/AFP/Getty Images pic.twitter.com/FEzfh44Kc9