'Ule zërin', plas debati mes Mikelës dhe Ronaldos: Mos bëj zhurmuesin kot

Një përplasje ka ndodhur sonte mes Mikelës dhe Ronaldos brenda shtëpisë së BBV Albania. Gazetari i tha ish-konkurrentes së Perputhen se nuk ka përse të ngrejë zërin teksa bisedojnë brenda shtëpisë së famshme.

Mikela pretendon se Ronaldo i ka kërkuar një intervistë por gazetari e mohon këtë gjë.

Por dyshja nuk e la me kaq. Ronaldo i kërkoi Mikelës të ulë zërin sepse sipas tij tregon mungesë vetëbesimi. Por Mikela iu kthye! Ajo i kërkoi gazetarit që të mos bëjë zhurmuesin gjatë gjithë kohës.

Pjesë nga debati:

Ronaldo: Me Mikelën kam dashur të merrem se asaj i pëlqen të ngrejë zërin , më duket interesante, s’kam asgjë me të por  vëmendja nuk merret duke ngrit zërin. Por nuk i kam kërkuar kurrë intervistë.

Mikela: E ke bërë, por nejse.

Ronaldo: Ule zërin se tregon mungesë besimi

Mikela: Kështu e kam zërin, mos bëj kot zhurmuesin.

Tea: Paska një lloj nënvlerësimi për ne të ish-përputhen. Me Ronaldon kam folur se di pse e ka këtë mendim.

Ronaldo: Tani këtu mendimet ndryshojnë gjithnjë, mos u nxitoni. Unë mendoj që ajo do e djegë Efin.

Herion: unë prisja dhe më shumë se aq, nejse ajo atë që ka e thotë, por zërin duhet ta ulë.