VIDEOLAJM/ Alarmi në aeroportin e Kosovës, panik tek udhëtarët

Këto momente janë filmuar para pak minutash në aeroportin ndërkombëtar të Kosovës "Adem Jashari", ku udhëtarët janë lajmëruar të evakuohen për shkak të kërcënimit me bombë.

Policia e Kosovës njoftoi se "për shkak të një kanosjes me mjete shpërthyese mbyllet përkohësisht aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë".

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e aeroportit “Adem Jashari”, Valentina Gara. “Konfirmojmë se kemi pranuar një kërcënim me bombë. Udhëtarët dhe personeli janë evakuar dhe janë të sigurt. Ekipet e involvuara në planin emergjent janë duke kryer detyrat e tyre”.