Sulmet kibernetike në banka, Ibrahimaj si kolegët e saj në qeveri: Ndodhin në gjithë botën!

Gjatë konferencës për shtyp të fundvitit, ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj u pyet edhe lidhur me sulmet kibernetike të ditëve të fundit në disa banka të nivelit të dytë në Shqipëri.

Ajo tha se sulme të tilla ndodhin në gjithë botën, jo vetëm në vendin tonë, ndërsa tha se nuk ka pasur asnjë dëm sa i përket llogarive bankare të qytetarëve shqiptarë.

“Ka me miliona sulme Lufta kibernetike është një luftë që është e prekshme, qoftë në sektorin publik ashtu dhe në atë privat. Banka në fjalë nuk ka pasur prekje të llogarive.

Qeveria shqiptare është duke marrë një reformë në klëtë drejtim, ku do të monitorojë të gjitha sulmet që mund të ndodhin në të ardhmen. Këto sulme nuk ndodhi vetëm këtu, por në të gjitha vendet e botës, dhe kjo është një luftë që i përket botës së re.