‘Turpi i botës, Rama & co ankohen edhe për prodhimin masiv të ullinjve’
Nga Petrit Vasili/
Edi Rama me bishtat e tij në qeveri po ankohen se pse është kaq i madh prodhimi i ullinjve, i kesaj kulture bujqësore të mrekullueshme në çdo pikpamje qoftë bujqësore, industriale, shendetësore ashtu edhe për ekonominë familjare të fermerëve.
Edi Rama me qëllim nuk mbështet prodhimin dhe eksportet, por importet sepse ka një objektiv të vetëm falimentimin e fermerëve dhe shpopullimin e Shqipërisë.
Po ti kishte Maqedonia e Veriut këta ullinj dhe këte prodhim i gjithi do të ishte eksportuar dhe do ishte shitur.
Dhe kjo do te ndodhte pa asnjë diskutim sepse Maqedonia ka shtet të përgjegjshëm, që e mbeshtet shumë fort prodhimin dhe eksportet bujqësore.
Kjo shpjegon se pse Maqedonia eksporton prodhime bujqësore e blegtorale 4 herë më shumë se Shqipëria.
Ndersa Edi Rama me qëllim vendosi masa që shkatërruan bujqesine si:
[?] vendosi TVSH për furnizimin me impute bujqësore (plehrat kimike, pesticidet, farat, fidanët etj).
[?] uli norma e kompensimit të prodhuesit bujqësore
[?] fermerët vuajnë çmimin e naftës deri edhe 230 lekë për litrin
[?] çmimi i plehrave kimike është dy dhe trefishuar
[?] subvencioni i Bujqësisë në Shqipëri është absolutisht me i ulti i në Ballkan shumë herë më i ulet se Maqedonia dhe Kosova, që kanë buxhete më të vogla se Shqipëria,por japin deri edhe në 10 fishin e asaj, që jep qeveria e Ramës.
Të gjitha këto ja bejnë të pamundur fermerëve të shesin prodhimet e tyre sepse dalin me humbje të mëdha dhe zhyten në varfëri dhe mjerim.
Qeveria qellimisht e ka renduar drejt falimentimit situatën, që të justifikojë bërjen e ligjit që t’ua rrëmbejë edhe tokën për t’ua dhënë oligarkëve, që të investojnë paratë e korrupsionit të qeverisë dhe të vazhdojnë pastrimin e parave.
Në rast se qeveria do të merrte si hap të parë masat e mëposhtme prodhimet bujqësore aq me vlerë shqiptare do të shiteshin dhe toka nuk do të mbetej pa punuar.
[?️] Vendosjen e një çmimi fiks për naftën e fermerve në vlerën 1 EURO/LITRI , si rajoni.
[?️] Vendosjen e tavanit për çmimet e inputeve bujqësore.
[?️] Riformulimin e skemës mbështetëse.
[?] Heqjen e të gjithë skemave që nuk shkojnë drejtpërdrejt tek fermeri.
[?️] Financimin e të skemës mbështetëse si Maqedonia
[?️] Heqja e dyshemesë dhe tavanit për skemat mbështetese( nr. krereve, sip. e mbjella).
[‼️] Fermerët shqiptarë janë të vjedhur nuk janë të varfër.