Spitali në Kherson goditet nga bombardimet ruse, thotë zyrtari ukrainas

Një repart i maternitetit në qytetin jugor të Ukrainës, Kherson, u godit nga bombardimet ruse, tha të martën Kyrylo Tymoshenko, nënkryetari i zyrës së presidentit të Ukrainës.

“Ata bombarduan vendin ku kanë lindur dy fëmijë sot. Para sulmit, mjekët arritën të kryejnë një prerje cezariane. Në institucion janë 5 gra pas lindjes. Për mrekulli, askush nuk u lëndua”, tha Timoshenko në një postim që ka bërë në rrjetet sociale.

Granatimet ruse dëmtuan gjithashtu infrastrukturën civile të vendbanimit Antonivka në rajonin Kherson dhe qytetin Kherson, tha Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës.