VIDEO/ Imazhe mbresëlënëse nga ngrirja e Ujëvarës së Niagarës
Intensiteti i motit të keq historik që përfshiu SHBA -të në 24 orët e mëparshme, duke lënë pas dhjetëra të vdekur , plaçkitje dyqanesh dhe histori dramatike , fiksohet edhe nga fotot e Ujëvarës së famshme të Niagarës, e cila ngriu pjesërisht për shkak të nivelit jashtëzakonisht të ulët të temperaturave.
Arsyeja pse ujëvarat nuk ngrijnë edhe pse temperaturat mund të jenë shumë të ulëta qëndron në sasinë e madhe dhe lëvizjen e vazhdueshme të ujit.
Megjithatë, ngrirja e pjesshme e ujëvarës më të famshme në botë në kufirin e shtetit të Nju Jorkut dhe Kanadasë dha disa imazhe mbresëlënëse.
Siç raporton Neë York Post, Ujëvara e Niagarës ka arritur në pikën e "ngrirjes" totale pesë herë në të kaluarën kur copa akulli bllokuan rrjedhën e ujit, kështu që në vitin 1964 u vendosën trarë metalikë për të parandaluar fenomene të tilla.
Good night my besties from Niagara Falls ? pic.twitter.com/bZAgjIHI1d
— @zahirah 15 days until her birthday ☺❤ kola (@Congxiao18) December 28, 2022


