Edi Rama krijon ‘NASA-n’, agjencinë hapësinore shqiptare

Edi Rama ka krijuar ‘NASA-n’, agjencinë hapësinore shqiptare.

Qeveria shqiptare, pas hedhjes në hapësirë të satelitëve Albania 1 dhe 2 ka krijuar Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor.

Struktura dhe organika e ASIGUT-t miratohen me urdhër të Kryeministrit, sipas përcaktimeve në fuqi të legjislacionit për organizimin dhe funksionimin e institucioneve të administratës shtetërore.

Kjo agjenci do të merret administrimin dhe arkivimin e informacionit gjeohapësinor të kapur nëpërmjet imazheve satelitore, teknologjisë UAV, kamera 360 gradë, të vëna në dispozicion nga Ministria e Mbrojtjes, apo institucione në varësi të saj, si dhe të krijuara nga ASIG-u, në kuadër të projekteve të brendshme apo me bashkëpunim të huaj.

Vendimi:

I. Në tekstin e rregullores bashkëlidhur vendimit nr.147, datë 20.2.2013, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

1. Pika 3, e nenit 6, ndryshohet, si më poshtë vijon: ‘3.Struktura dhe organika e ASIGUT-t miratohen me urdhër të Kryeministrit, sipas përcaktimeve në fuqi të legjislacionit për organizimin dhe funksionimin e institucioneve të administratës shtetërore.’.

2. Pas pikës 2, të nenit 7, shtohet pika 2/1, me këtë përmbajtje: ‘2/1. Drejtori i përgjithshëm i ASIGU-t mbështetet nga një zëvendësdrejtor.’.

3. Në nenin 9 bëhen këto ndryshime: a) Titulli i nenit ndryshohet, si më poshtë vijon: ‘Funksioni i koordinimit ndërinstitucional, i administrimit dhe përpunimit të informacionit gjeohapësinor’; b) Fjalia hyrëse ndryshohet, si më poshtë vijon: ‘Në kuadër të koordinimit ndërinstitucional, administrimit dhe përpunimit të informacionit gjeohapësinor, ASIG-u ushtron këto funksione:’.

c) Pas shkronjës ‘j’ shtohen shkronjat ‘k’, ‘l’, ‘ll’, ‘m’, ‘n’ dhe ‘nj’, me këtë përmbajtje:

 ‘k) administrimin dhe arkivimin e informacionit gjeohapësinor të kapur (mbledhur) nëpërmjet imazheve satelitore, teknologjisë UAV, kamera 360 gradë, etj., të vëna në dispozicion nga Ministria e Mbrojtjes, apo institucione në varësi të saj, si dhe të krijuara nga ASIG-u, në kuadër të projekteve të brendshme apo me bashkëpunim të huaj;

l) përpunimin dhe analizimin e të dhënave të informacionit gjeohapësinor të kapur (mbledhur) nëpërmjet imazheve satelitore, teknologjisë UAV, kamera 360 gradë etj.;

ll) shpërndarjen e informacionit të përpunuar gjeohapësinor të kapur (mbledhur) nëpërmjet imazheve satelitore, teknologjisë UAV, kamera 360 gradë etj., për autoritetet publike, sipas fushave të tyre të përgjegjësisë;

m) bashkëpunimin me ministritë apo institucionet për caktimin e personave përgjegjës/pikës së kontaktit, të nevojshëm për analizimin dhe përpunimin e thelluar të informacionit të marrë nga teknologjitë e avancuara;

n) hartimin, në bashkëpunim me ministritë apo institucionet, sipas fushës së tyre të përgjegjësisë, të manualeve dhe udhëzimeve të nevojshme për mënyrën e përdorimit të informacionit të përftuar nga monitorimi i territorit me teknologji të avancuar, të cilat miratohen nga drejtori i përgjithshëm, brenda 6 muajve nga aplikimi i kësaj teknologjie;

nj) përpunimin e të dhënave nga sistemet me qëllim prodhimin e raporteve të ndryshme në ndihmë të grupeve të interesit, për qëllime vendimmarrjeje apo statistikore.’.