Plas grushti në Komisariatin e Librazhdit

Plas grushti në Komisariatin e Librazhdit.

Një efektiv i policisë së rendit ka goditur një person tjetër pak minuta më parë.

Ende nuk dihen motivet e konfliktit që ka pasur dhe nëse personi i plagosur është po efektiv apo një person jashtë policisë.

Të dy personat janë shoqëruar në komisariat dhe po pyeten për konfliktin që kanë pasur dhe arsyet e këtij sherri.

Kujtojmë këtu që para 1 jave dhe në festën që efektivët bën për festat e fundvitit u përleshën me njëri-tjetrin dy efektivë për motive banale pjesë e Drejtorisë së Policisë së Elbasanit.